Lajme

Manaj: Uragani i fitores nuk ka të ndalur, sot në Vushtrri u vulos fitorja e LDK-së

01/21/2025 21:19
nga:G C

Kandidati i LDK-së për deputet me numrin 29, Shkëmb Manaj, ka shprehur falenderime për mbështetjen e madhe nga qytetarët e Vushtrrisë, duke theksuar se ky qytet ka qenë gjithmonë një bastion i Lidhjes Demokratike të Kosovës, raporton GazetaBlic.

Ai nënvizoi se Vushtrria, si një nga degët e para të themeluara të LDK-së, mbetet një qytet i pasur me tradita dhe kulturë.

Manaj theksoi se fitorja e LDK-së është e sigurt dhe se qytetarët e Vushtrrisë kanë luajtur një rol të rëndësishëm në këtë proces.

Ai ftoi qytetarët të vazhdojnë të mbështesin LDK-në  për një të ardhme më të mirë.

E plotë:

Vushtrria e traditës dhe kulturës, nuk mund të jetë ndryshe, përveç ashtu siç ishte sot, e stërmbushur me njerzë të mirë të këtij vendi, që kishin dalur për ta mbështetur Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe kryeministrin Lumir Abdixhiku !

Dega e Vushtrrisë ishte nder degët e para të themeluara dhe në Kuvendin Themelues ishte i pranishëm edhe Presidenti historik, Dr. Ibrahim Rugova!

Uragani i fitores nuk ka të ndalur. Sot në Vushtrri u vulos fitorja e LDK-së !

Falemnderit nga zemra për mbështetjen e vazhdueshme Vushtrri!

Rrugën e bëjmë bashkë✌️!
Voto LDK 124✅
Voto Lumir Abdixhiku 1✅
Voto Shkëmb Manaj 29✅