Lajme

Bedri Hamza nga Krusha: Jeta e qytetarëve ka mundur të jetë më e mirë në katër vjetët e fundit

01/21/2025 20:39
nga:Y I

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim edhe me banorët e fshatit Krushë.

Hamza ka thënë se edhe Krusha ka vendosur dhe po angazhohet për fitoren e tij.

Ai ka thënë se jeta e qytetarëve ka mundur të jetë më e mirë në katër vjetët e fundit.

Dhe, po ashtu, ka mundur të jetë shumë më mirë edhe Kosova.

“Edhe Krusha ka vendosur dhe po angazhohet për fitoren tonë.Jeta e qytetarëve ka mundur të jetë më e mirë në katër vjetët e fundit. Ka mundur të jetë shumë më mirë edhe Kosova.#MaMirë është mundësi më e mirë për të gjithë, pa dallim! #PDK131”, ka shkruar Hamza.