Lajme

Mergim Lushtaku: Deklarata e Trump forcon ruajtjen e familjes tradicionale

01/21/2025 19:55
nga:Lorik J

Kandidati për deputet i PDK-së me numër 100, Mergim Lushtaku foli për fjalimin e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, i cili që në inaugurimin e tij, tha se Amerika do t’i njoh veç dy gjini: Mashkull dhe femër.

Sipas Lushtakut, një familje e fortë, e qëndrueshme dhe tradicionale është themeli i një shoqërie të shëndetshme dhe të stabilizuar, shkruan GazetaBlic.

Ja postimi i Lushtakut:

“Në fjalimin e tij të parë si President, z. Donald Trump deklaroi se politikë zyrtare e qeverisë së SHBA-së do të jetë ajo që do të ketë vetëm dy gjini – mashkull dhe femër.

Kjo deklaratë e njeriut më të fuqishëm në botë, forcon ruajtjen e strukturave tradicionale dhe vlerave që kanë ekzistuar për shumë kohë, e ku familja është në qendër të kësaj tradite.

Po ashtu, përmes kësaj deklarate ngjallet shpresa në dështimin e politikave të shkatërrimit të familjes tradicionale.

Një familje e fortë, e qëndrueshme dhe tradicionale është themeli i një shoqërie të shëndetshme dhe të stabilizuar”, shkruan Mergim Lushtaku.

/GazetaBlic