Në konferencën e tij të fundit për shtyp tek Paris Saint-Germain, Luis Enrique është pyetur se kush e përfaqëson më mirë Barçën, ai apo Pep Guardiola.
“Për mua, është Guardiola, ai që e solli ekipin në modelin perfekt, 4-3-3.
“Ai është numri një, ai është një trajner ndryshe me një model unik. Një person që ka inovuar në botën e futbollit. Ai është një referencë, sigurisht. Unë jam me fat që jam shoku i tij. Ai është dikush që krijoi një metalitet krejtësisht të ndryshëm ”, shtoi ish-trajneri i Barcelonës.
Të mërkurën, më 22 janar, skuadra e PSG-së e Luis Enrique-s do të përballet me Manchester Cityn e Pep Guardiolës në fazën e ligës së Ligës së Kampionëve.
/GazetaBlic Sport