Lajme

Vlora Dumoshi: Trashëgimia politike e Presidentit Rugova, për shtet të pavarur dhe sovran, jeton përherë!

01/21/2025 15:58
nga:Y I

Deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi, ka kujtuar Presidentin historik, Ibrahim Rugova, në 19 vjetorin e ndarjes nga jeta.

Dumoshi tha se 80 vite më parë lindi shqiptari më i madh i gjithë historisë kosovare, e ndërsa sot bëhen 19 vite nga humbja e prijisit dhe atit themeltar të Republikës së Kosovës

Ajo theksoi se trashëgimia politike e Presidentit, për shtet të pavarur dhe sovran jeton përher.

“80 vite më parë lindi shqiptari më i madh i gjithë historisë kosovare, e ndërsa sot bëhen 19 vite nga humbja e prijisit dhe atit themeltar të Republikës së Kosovës dr. Ibrahim Rugova. Trashëgimia politike e Presidentit, për shtet të pavarur dhe sovran jeton përher. Çdo udhëtim të Presidentit ne e trasojmë sot, prandaj jemi fitues njëher e çdo herë. Kosova u ndërtua nga Rugova dhe ne do e mbrojmë gjithmonë dhe përgjithmonë. LAVDI!” shkruan Dumoshi raporton “Gazeta Blic”.