Lajme

Dedaj kujton Presidentin Rugova në 19 vjetorin e vdekjes- Strateg e burrështetas i cili vuri themelet e shtetit të Kosovës

01/21/2025 15:47
nga:Y I

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka kujtuar Presidentin historik, Ibrahim Rugova.

Dedaj tha se me 21 janar të vitit 2006, kaloj në amshim Ibrahim Rugova, njeriu i urtë, i letrave, strateg dhe burrështetas, i cili vuri themelet e shtetit të Kosovës.

“Me 21 janar të vitit 2006, kaloj në amshim Ibrahim Rugova,ish president i Kosovës, njeriu i urtë, i letrave, strateg dhe burrështetas, i cili vuri themelet e shtetit të Kosovës, partneritetit dhe miqësisë me SHBA dhe vendet e Bashkimit Europian!UÇK dhe NATO, e finalizuan projektin e lirisë dhe të pavarësisë së Kosovës,të shpallur me 17 shkurt 2008, nga ish presidenti Hashim Thaqi!Lavdi jetës, misionit dhe veprave të dr.Ibrahim Rugova!” shkruan Dedaj raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë:

19 vjet nga vdekja e ish presidentit historik Ibrahim Rugova

Me 21 janar të vitit 2006, kaloj në amshim Ibrahim Rugova,ish president i Kosovës, njeriu i urtë, i letrave, strateg dhe burrështetas, i cili vuri themelet e shtetit të Kosovës, partneritetit dhe miqësisë me SHBA dhe vendet e Bashkimit Europian!

UÇK dhe NATO, e finalizuan projektin e lirisë dhe të pavarësisë së Kosovës,të shpallur me 17 shkurt 2008, nga ish presidenti Hashim Thaqi!

Lavdi jetës, misionit dhe veprave të dr.Ibrahim Rugova!