Lajme

Rama takon në Davos zyrtaren e TikTok-ut, i adreson shqetësimet që çuan Shqipërinë në mbylljen e platformës

01/21/2025 14:59
nga:N K

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, gjatë qëndrimit të tij në Davos, ka mbajtur sot takim me Christine Grahn, zyrtare e lartë e platformës së njohur Tik Tok.

Me të, Rama shprehet të kenë diskutuar shqetësimet që çuan Shqipërinë, në vendimin e mbylljes së aksesit në këtë platformë rrjetesh sociale, transmeton klankosova.tv.

”Davos, Forumi Ekonomik Botëror – Me Christine Grahn, kreun e Marrëdhënieve me Qeveritë&Politikën Publike të TikTokut për Europën, shtruam shqetësimet që na çuan në vendimin e mbylljes së përkohshme të aksesit në platformë nga Shqipëria, si edhe dëgjuam rrugët e mundshme të adresimit të tyre nga ana e kompanisë. Një diskutim plotësisht i hapur dhe me frymë konstruktive, ku vendosëm disa piketa bashkëpunimi në javët e muajt në vijim, për të siguruar rihapjen e TikTokut në një kohë sa më të arsyeshme, por sigurisht me të gjitha garancitë e nevojshme, në mungesë të të cilave jemi të detyruar ta mbyllim së shpejti aksesin në platformë”.