Lajme

Arrestohet njëri nga të dyshuarit e grabitjes së institucionit mikrofinanciar në Prishtinë

01/21/2025 14:40
nga:N K

Është arrestuar njëri nga të dyshuarit për rastin e grabitjes së një institucioni mikrofinanciar gjatë ditës në rrugën “Enver Maloku”në Prishtinë.

Kjo është konfirmuar për GazetaBlic, zëdhënësja e policisë rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 12:30 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një institucion mikrofinanciar në rrugën “Enver Maloku”në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se dy persona të dyshuar/maskuar nën kërcënim të armës kanë grabitur një shumë parash”, tha Ahmeti.

Tutje, Ahmeti thotë se Policia po kryen veprimet e  nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit si dhe identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar.

Sipas Ahmetit, i dyshuar aktualisht po intervistohet, përderisa hetuesit janë në kërkim të personit të dytë, të cilin tashmë e kanë identifikuar.

Personat e njëjtë dyshohet të jenë të përfshirë edhe në grabitjen e armatosur që ndodhi ditë më parë në rrugën “Agim Ramadani”në Prishtinë

“INFORMACION SHTESË:

Reagimi i shpejtë i zyrtarëve nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme, që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, ka rezultuar me arrestimin e njërit prej personave të dyshuar vetëm pak minuta pas raportimit të rastit.

Personi i dyshuar aktualisht po intervistohet, përderisa hetuesit janë në kërkim të personit të dytë, të cilin tashmë e kanë identifikuar.

Personat e njejtë dyshohet të jenë të përfshirë në grabitjen e armatosur që ndodhi me datën 17 janar 2025, në rrugën “Agim Ramadani”në Prishtinë”, theksoi Ahmeti.