Valdete Idrizi, kandidate për deputete me numër 36, nga radhët Partisë Demokratike të Kosovës, ka theksuar shqetësimet e saj lidhur me problemet që ka Kosova aktualisht.
Idrizi në një intervistë dhënë për GazetaBlic, tha se një nga shqetësimet më të mëdha është se, pavarësisht se Kosova ka qenë gjithmonë e njohur si vendi me popullatën më të re, tani është duke u përballur me një tkurrje të ndjeshme të numrit të popullsisë.
“Problemet e shumëta janë, një prej problemet e mëdha është se ne jemi krenuar shumë që jemi Kosova me popullatën më të re, gjithë kemi thënë që jemi populli më i ri e tash një tkurrje e popullatës është shqetësuese. Për dikë që ka vizion që e don vendin e vet që mendon afatgjatë, ky është problem shumë i madh, duhet të punohet shumë në atë drejtim, në mënyrë që me kriju hapësirën që njerëzit këtu me ardh, sidomos të rinjët me shfrytëzu dhe me masivizu potencialin e vet”, theksoi ajo.
Gjithashtu Idrizi, theksoi edhe një problem tjetër, atë të përfshirjes së grave në shoqëri dhe ekonomi, duke e cilësuar si një fushat më të nevojshme për përmisim.
Kështu Idrizi rikujoi edhe një statistikë ‘shqetësuese’ nga ASK-ja, sipas së cilës, mbi 200mijë gra në vitin që lamë pas, hapën për herë të parë një llogari bankare, që sipas saj ky është një tregues i përjashtimit të grave nga ekonmia dhe pjesa e tyre financiare.
“Tjetra mendoj se edhe te gratë është i njejti problem se një statistikë që për mua është shqetësuese, prej ASK-së të vitit të kaluar , ku mbi 200 mijë gra e kanë regjisturar për herë të parë xhirollogarinë bankare, për herë të parë në Kosovë, me kaq pak popullatë, kjo për mua është shumë shqetësuse. Nëse dojmë me fuqizu shoqërinë nëse se fuqizon gruan, nuk mundesh as e fuqizu shoqërinë. Prandaj është shumë shqetësuese që nuk është punuar në këtë drejtim, tani edhe në arsim kemi patur ngecje shumë të mëdha, duke parë prej pozicioneve sa kemi rënë, dmth në PISA është shqetësuese, kur po e them e them këtë bllokimin, për katër vite mos me pas asnjë njohje të re të shtetit, ka pas shumë skandale që kanë qenë publike të gjitha”, tha ajo.
E, për politikën e jashtme, Idrizi potencoi se vendi ynë është përballur me probleme të mëdha, përfshirë bllokimin e njohjeve të reja dhe përkeqësimin e marrëdhënieve me aleatët ndërkombëtarë.
“Kështu janë shqetësime që kjo prishja ose zbehja e bashkëpunimit me njerëzit që i kemi pas gjithë aleatë dhe nuk do të ishim as shtet nëse nuk kishin qenë aleatët tanë. Kjo është shumë shqetësuese nëse vazhdon në këtë drejtim, sigurt kjo me Bedri Hamzën kjo do të ndryshojë, do të ketë qasje shumë më të mirë, bahskëpunuese, dhe jo me mbet kështu stutuskohë, sepse jemi më 2025 nuk kemi luks, me mendu se e gjithë bota po sillet rreth nesh si Kosovë”, u shpreh Idrizi.
Ndër të tjera, Idrizi premtoi se si Parti Demokratike do të punojnë për një qasje më afirmative duke e bërë vendin më të jetueshëm dhe më të mundshëm për të gjithë qytetarët.
“Ne do të punojmë me një qasje më afirmative, ti rreegullojmë këto relacionet, të punojmë brenda në ekonominë tonë, t’i përkrahim bezinest brenda jo me u’a vështriësu. Me çka kemi bisedu në terren, me njerëzit që po flasin kur po i tregojnë vështirësit vertëtë është shqetësuese, këto i kemi përkthy në masa seriozisht të lehtësohet dhe të ia bëjmë këtë vend më të jetueshëm për të gjithë”, përfundoi Idrizi./Gazeta Blic/