Lajme

Gashi: Rugova mbetet Gandi i Ballkanit dhe vizionar i Kosovës së pavarur

01/21/2025 13:46
nga:Sh R

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Xhafer Gashi, ka bërë homazhe pranë varrit në kujtim e nderim të presidentit historik, Ibrahim Rugova në përvjetorin e ndarjes nga jeta, raporton GazetaBlic.

Gashi thotë se Rugova mbetet gandi i Ballkanit dhe vizionar i Kosovës së pavarur.

Tutje ai thekson se me urtësinë dhe mençurinë e tij, ai udhëhoqi popullin shqiptar në periudhat më të vështira, duke hedhur themelet për një shtet të lirë, të pavarur dhe demokratik të cilin e gëzojmë sot.

Postimi i plotë:

Në 19-vjetorin e ndarjes nga jeta të Presidentit Historik të Kosovës dhe themeluesit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, bashkë me Kryetarin e LDK-së, z. Lumir Abdixhiku, kryetarë komunash, përfaqësues të Kryesisë Qendrore të LDK-së dhe bashkëpunëtorë, bëmë homazhe pranë varrit të tij.

Dr. Ibrahim Rugova, arkitekti i pavarësisë dhe simboli i unitetit kombëtar, mbetet Gandi i Ballkanit dhe vizionar i Kosovës së pavarur. Me urtësinë dhe mençurinë e tij, ai udhëhoqi popullin shqiptar në periudhat më të vështira, duke hedhur themelet për një shtet të lirë, të pavarur dhe demokratik, të cilin e gëzojmë sot.

Lavdi jetës dhe veprës së përjetshme të Presidentit Historik, Dr. Ibrahim Rugova!

Xhafer Gashi