Sporti

Liria nuk humb kohë, afër marrëveshjes së madhe me trajnerin Leotrim Krasniqi

01/21/2025 14:01
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Lirisë ka njoftuar sot për lirimin nga detyra të trajnerit Bledar Devolli.

Devolli mori drejtimin e Lirisë në fillim të muajit tetor të vitit të shkuar, duke zëvendësuar Granit Begollin e larguar.

Siç mëson ‘GazetaBlic Sport’, Liria është në bisedime të avancuara me Leotrim Krasniqin, i cili u largua nga skuadra e Vëllaznimit javën e kaluar.

Krasniqi pritet të jetë trajner i ri i skuadrës për edicionin pranveror, kurse do t’i bashkohet menjëherë skuadrës në Durrës, atje ku prizrenasit po kryejnë fazën përgatitore.

/GazetaBlic Sport/