Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Fadil Aliu, ka bërë homazhe pranë varrit në kujtim e nderim të presidentit historik, Ibrahim Rugova në përvjetorin e ndarjes nga jeta.
Aliu thotë se Rugova me dje,urti e vizion të qartë udhëhoqi popullin e Kosovës drejtë lirisë dhe u bë themel i Republikës së Kosovës.
Postimi i plotë:
Sot nderojmë e kujtojmë Presidentin Historik, Dr. Ibrahim Rugova, në 19 vjetorin e ikjes së tij në amshim.
Politika vizionare e Atit themeltar të Republikës, Presidentit tonë Historik, Dr. Ibrahim Rugova, vendosmëria dhe urtia e tij arriti ta senzibilizojë botën mbi çështjen e Kosovës.
Me dije, urti e vizion të qartë udhëhoqi popullin e Kosovës drejt lirisë dhe u bë themel i Republikës së Kosovës!
Kujtimi dhe nderimi për Atin themeltar të Republikës sonë do jet i përjetshëm!