Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar senatorin amerikan Marco Rubio për postin si Sekretari i 72-të i Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në postim, Presidentja Osmani theksoi pritshmëritë për forcimin e aleancës së qëndrueshme midis Kosovës dhe SHBA-së, promovimin e vlerave të përbashkëta dhe adresimin e sfidave aktuale së bashku, shkruan Indeksonline.
Ajo i uroi Rubio-s suksese në rolin e tij të ri, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes dy vendeve.
“urime @MarcoRubio në konfirmimin tuaj unanim si Sekretari i 72-të i Shtetit i SHBA-së. Kosova mezi pret të punojë me ju për të forcuar aleancën tonë të qëndrueshme, për të promovuar vlerat tona të përbashkëta dhe për të adresuar sfidat e kohës sonë së bashku. Në emër të popullit të Kosovës ju uroj suksese në këtë rol të rëndësishëm”, shkroi në “X”.
Congratulations to President @realDonaldTrump on swearing-in as the 47th President of the United States of America.
Kosovo stands ready to work with you, Vice President @JDVance, and your administration to strengthen our special relationship, promote our shared values of… pic.twitter.com/tWJ4Ab8aCE
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) January 20, 2025