Kandidati i PDK-së për deputet, Kujtim Gashi, ka theksuar se takimet e zhvilluara sonte në Zhur, Hoqa e Qytetit, Has dhe Përdrin ishin të jashtëzakonshme, duke u mbushur me entuziazëm dhe përkushtim nga qytetarët, raporton GazetaBlic.
Gashi theksoi se mobilizimi për fitoren e 9 shkurtit është i madh, duke shprehur besim për rezultatin e ardhshëm.
Ai ftoi qytetarët të votojnë numrat e PDK-së, për një të ardhme më të mirë të Kosovës.
#KosovaMundetMaMire #PDK131 #BedriHamza1 #MemliKrasniqi2 #KujtimGashi15