Lajme

Abdixhiku: Dragodani na priti sonte si asnjëherë më parë – kjo është frymë e re

01/20/2025 23:22
nga:Lorik J

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku është shprehur se Arbëria, lagjja e Prishtinës, apo Dragodani siç i referohemi ndonjëherë, ai tha se sonte i priti si asnjëherë më parë.

Abdixhiku u shpreh se atje takoi qytetarë, familje e banorë të kësaj lagjeje dhe tha se kjo është frymë e re.

“Arbëria, lagjja e Prishtinës, apo Dragodani siç i referohemi ndonjëherë, na priti sonte si asnjëherë më parë! Takova qytetarë, familje e banorë të kësaj lagjeje – nga ata që vinin në tubimet tona për herë të parë tek të tjerët që janë gjithnjë mes nesh! Kjo është frymë e re”.

“Këtë entuziazëm, nuk e kemi parë ndër vite! Çfarë po ndodhë është frymë, është dashni, është lëvizje politike që i tejkalon vijat partiake! U fola për projektet tona në Kryeqytet. Njerëzit e Prishtinës po duan të dëgjojnë ide konkrete, projekte konkrete, punë konkrete – dhe këto i kanë tek ne! Kryeqyteti po ecë djathtë”, ka shkruar Abdixhiku.