Kandidatja e PDK-së për deputete, Arbiana Xhemajli, ka theksuar rëndësinë e Kaçanikut si bastion të vlerave dhe qëndresës, raporton GazetaBlic.
Ajo ka shprehur besimin se fitorja e PDK-së është e pashmangshme falë përkushtimit dhe mbështetjes së fortë nga qytetarët e Kaçanikut.
Xhemajli ka ftuar banorët të bashkohen me PDK-në më 9 shkurt, për të forcuar edhe më tej Kaçanikun heroik dhe për të vulosur këtë fitore me votën e tyre.
“Së bashku për PDK dhe një të ardhme më të mirë!”, ka përfunduar ajo.