Presidenti rus Vladimir Putin e uroi Trumpin për marrjen e detyrës, disa orë para inaugurimit të tij.
Putin tha se ishte i hapur për dialog me administratën e re të SHBA-së për Ukrainën dhe armët bërthamore, shkruan Reuters, përcjell GazetaBlic.
Putin, i cili tha se donte të siguronte paqe afatgjatë në Ukrainë dhe jo një armëpushim të shkurtër, i bëri komentet gjatë një takimi të Këshillit të Sigurimit të Rusisë.
“Ne shohim deklaratat e presidentit të sapozgjedhur të Shteteve të Bashkuara dhe anëtarëve të ekipit të tij për dëshirën për të rivendosur kontaktet e drejtpërdrejta me Rusinë”, tha Putin.
“Ne dëgjojmë gjithashtu deklaratën e tij për nevojën për të bërë gjithçka që është e mundur për të parandaluar Luftën e Tretë Botërore. Ne sigurisht e mirëpresim këtë qëndrim dhe përgëzojmë presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për marrjen e detyrës.”
Trump tha javën e kaluar se do të takonte Putinin “shumë shpejt” pasi të merrte detyrën.
/GazetaBlic