Kandidati i AAK-së për deputet me numrin 75, Arif Ahmetxhekaj ka shprehur falënderime të sinqerta për pritjen e ngrohtë dhe mbështetjen e jashtëzakonshme që mori gjatë takimit me banorët e fshatrave Rastavicë dhe Drenoc, raporton GazetaBlic.
Ai theksoi se atmosfera ishte e mbushur me frymë fitoreje, duke theksuar se kjo mbështetje është një hap tjetër drejt suksesit të AAK-së.
Ahmetxhekaj falënderoi qytetarët dhe bëri thirrje për një Kosovë fituese.