Jeta Rafuna, kandidate e LDK-së me numrin 45 për deputete ka theksuar se Kodra e Trimave mbetet bastioni i përhershëm i LDK-së, duke u dëshmuar edhe gjatë një takimi të fundit me qytetarët, raporton GazetaBlic.
Ajo ka lavdëruar mobilizimin e jashtëzakonshëm të strukturave dhe qytetarëve për fitoren e LDK-së, duke nënvizuar se Kosova do të ketë Kryeministër të ri, Lumir Abdixhikun.
Rafuna ka apeluar për një fitorje të madhe në zgjedhje.
E plotë:
Kodra e Trimave është bastioni i përhershëm i LDK-së, e kjo u dëshmua edhe mbrëmë në takimin që kishim me qytetarët aty.
Mobilizim i jashtëzakonshme i strukturave dhe qytetarëve për fitoren tonë po shihet e ndjehet në secilin takim, e këtë na e tha mbrëmë me zë të lartë Kodra e Trimave dhe Llukari aty ku takuam shumë qytetarë të degës së V.
Kosova do të ketë Kryeminister të ri, Dr. Lumir Abdixhiku, andaj le t’a bëjmë sa më madhështore fitoren tonë.
Lumir Abdixhiku 1 ✅ | Jeta Rafuna Hasani 45 ✅