Sporti

Zyrtare: Anel Rashkaj e Hekuran Kryeziu emërohen ndihmës trajnerë tek grupmoshat e Kosovës

01/20/2025 14:36
nga:Lorik J

Anel Rashkaj e Hekuran Kryeziu janë rikthyer tek Kosova, por tani jo si futbollistë, por si trajnerë.

Rashkaj do jetë ndihmës trajnerë tek Kosova U19, teksa Kryeziu tek Kosova U21.

Ja njoftimi i FFK:

“RIKTHEHEN KAPITENËT

𝑨𝒏𝒆𝒍 𝑹𝒂𝒔𝒉𝒌𝒂𝒋 dhe 𝑯𝒆𝒌𝒖𝒓𝒂𝒏 𝑲𝒓𝒚𝒆𝒛𝒊𝒖, dy nga ikonat e Kombëtares së Kosovës, rikthehen në role të reja në Federatën e Futbollit të Kosovës, këtë herë si ndihmës-trajnerë në ekipet kombëtare!
🇽🇰⚽

1️⃣9️⃣ 𝑨𝒏𝒆𝒍 𝑹𝒂𝒔𝒉𝒌𝒂𝒋 do të jetë ndihmës trajner i Kombëtares U19 si dhe pjesë e Departamentit Teknik të FFK-së, duke sjellë përvojën e tij të çmuar nga fusha e gjelbër për të udhëhequr të rinjtë drejt suksesit.
2️⃣1️⃣ 𝑯𝒆𝒌𝒖𝒓𝒂𝒏 𝑲𝒓𝒚𝒆𝒛𝒊𝒖 do të jetë ndihmës trajner i Kombëtares U21, duke kontribuar me dijen dhe pasionin e tij për të zhvilluar brezin e ardhshëm të futbollistëve.

Mirësevini në shtëpinë tuaj për një kapitull të ri dhe të rëndësishëm për futbollin e Kosovës”, shkruhet né njoftim.

/GazetaBlic