Kandidati për deputet nga PDK, Mërgim Lushtaku, ka thënë se edhe Shtimja i bashkëngjitet fuqishëm misionit #MaMirë, me Bedri Hamzën Kryeministër, raporton Gazeta Blic.
Ai ka thënë se kjo u dëshmua nga entuziazmi i anëtarëve të strukturave të PDK-së dhe mbështetësve që kanë takuar në këtë komunë.
Postimi i tij i plotë:
Edhe Shtimja i bashkëngjitet fuqishëm misionit #MaMirë, me Bedri Hamzën Kryeministër. Kjo u dëshmua nga entuziazmi i anëtarëve të strukturave të PDK-së dhe mbështetësve të sinqertë që takuam atje.
Takimin në Shtime e zhvilluam nën mikpritjen e Dr. Perparim Ramusës, së bashku me kandidatët nga Shtimja të listës së PDK-së #131, Naim Ismajlin #48 dhe Aulona Sylën #73, personalitete me integritet dhe të përkushtuar për progres.
Faleminderit nga zemra!