Kandidatja për deputete nga VV, Jeta Statovci, ka drekuar me “Bacin Sylë”, siç ka shkruar në Facebook, “në gjelltoren afër Kuvendit, aty ku shpesh bashkohen me qytetarë për të shijuar ushqimet që përherë shërbehen me ngrohtësi”, raporton Gazeta Blic.
“Baci Sylë ka gjithmonë një nuhatje shumë të saktë mbi zhvillimet në vend, me një gjykim të sofistikuar. Por, ajo që e bën atë të veçantë është pozitiviteti i tij dhe qasja e tij gjithmonë frymëzuese”, ka shkruar ajo në Facebook.
Postimi i saj i plotë:
Sot në drekë me Bacin Sylë, në gjelltoren afër Kuvendit, aty ku shpesh bashkohen me qytetarë për të shijuar ushqimet që përherë shërbehen me ngrohtësi
Baci Sylë ka gjithmonë një nuhatje shumë të saktë mbi zhvillimet në vend, me një gjykim të sofistikuar. Por, ajo që e bën atë të veçantë është pozitiviteti i tij dhe qasja e tij gjithmonë frymëzuese.
Ishte kënaqësi të ndaj një bisedë dhe një vakt.