Gëzim Plakolli, kandidat i LDK-së për deputet, ka vizituar kompaninë ViPrint, derisa ka parë potencialin dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm të kësaj kompanie, raporton Gazeta Blic.
“E siguruam Arbnorin dhe Metin se do të jemi avokatët e tyre më të fortë dhe zëri i aspiratave të tyre. Së bashku, do të punojmë drejt krijimit të mundësive edhe më të mëdha për prodhuesit vendor”, ka shkruar ai në Facebook.
Postimi i tij i plotë:
Një falenderim i përzemërt për kompaninë ViPrint, që ndan kohë për Anitën dhe mua, për një bashkëbisedim të hapur dhe të sinqert. Ishte vërtet kënaqësi të dëgjonim dhe shihnim potencialin dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm të kompanisë suaj!
E siguruam Arbnorin dhe Metin se do të jemi avokatët e tyre më të fortë dhe zëri i aspiratave të tyre.
Së bashku, do të punojmë drejt krijimit të mundësive edhe më të mëdha për prodhuesit vendor.