Kandidatja e LDK-së për deputete, Fiknete Bejta, ka thënë se tubimi i një fshati të Gollakut mblodhi mbështetës e votues të LDK-së, sikur të ishte një qytet i madh i Kosovës, raporton Gazeta Blic.
“Llukari gjithmonë është rreshtuar prapa interesit të Kosovës, duke u rreshtuar me LDK-në”, ka shkruar ajo.
Postimi i tij i plotë:
Një tubim i një fshati të Gollakut që mblodhi mbështetës e votues të LDK-së, sikur të ishte një qytet i madh i Kosovës.
Llukari gjithmonë është rreshtuar prapa interesit të Kosovës, duke u rreshtuar me LDK-në.
Kjo pritje e ngrohtë na jep zemër që të mos ndjejmë lodhje, por të punojmë edhe më shumë për fitoren e 9 shkurtit dhe për Qeverinë e re të Kryeministrit Abdixhiku.