Lajme

Abdixhiku: Nga Bjeshkët e Rugovës dje, në Malet e Sharrit sot – mbajeni frymën pozitive, fitore me dinjitet

01/20/2025 11:04
nga:G B

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka thënë se rrënjet janë të thella, prandaj ringritja është e pandalshme, raporton Gazeta Blic.

“Nga Bjeshkët e Rugovës dje, në Malet e Sharrit sot. Në Dragash takohemi në një tubim masiv; për të vazhduar në Bllacë të Suharekës e në Arbëri të Prishtinës! Mbajeni frymën pozitive. Mbajeni njerëzoren si vlerë. Fitore po, por fitore me dinjitet. E ardhmja e Kosovës është e bukur”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Rrënjët janë të thella!

Prandaj ringritja është e pandalshme!

Nga Bjeshkët e Rugovës dje, në Malet e Sharrit sot. Në Dragash takohemi në një tubim masiv; për të vazhduar në Bllacë të Suharekës e në Arbëri të Prishtinës!

Mbajeni frymën pozitive. Mbajeni njerëzorën si vlerë. Fitore po, por fitore me dinjitet. E ardhmja e Kosovës është e bukur!