Lajme

Rruga Prizren-Prevallë, problem për turistët dhe bizneset: Bllokime dhe rrezik nga rrëshqitjet e gurëve

01/20/2025 09:02
nga:G B

Rruga Prizren-Prevallë, një nga më të frekuentuarat, sidomos gjatë pushimeve dimërore, po shndërrohet në sfidë për turistët dhe bizneset përreth.

Për shkak të mirëmbajtjes së pamjaftueshme nga Ministria e Infrastrukturës, kjo rrugë shpesh mbetet e bllokuar gjatë reshjeve atmosferike, sidomos në fundjavë, duke krijuar vështirësi të mëdha për qarkullim, njofton Klankosova.tv.

Intervenimi i kompanisë kontraktuese shpesh bëhet me vonesë, duke shkaktuar jo vetëm vonesa për pushuesit, por edhe dëme për bizneset lokale që varen nga qarkullimi i rregullt.

Për më tepër, rruga po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme për shkak të rrëshqitjeve të gurëve, që rrezikojnë sigurinë e udhëtarëve.