Kandidati i LDK-së për deputet, Sokol Haliti, ka shprehur kënaqësinë për takimin me nëndegën e Ramnishtës, duke e cilësuar atë si një grup të mrekullueshëm njerëzish të përkushtuar për zhvillim dhe prosperitet, raporton GazetaBlic.
Haliti falënderoi banorët e Ramnishtës për përkrahjen e fuqishme, duke theksuar se bashkë janë më të fortë dhe çdo ditë e më afër arritjes së synimeve të përbashkëta dhe ndryshimit të madh.
Ai shprehu besimin se ky angazhim do të çojë në një të ardhme më të mirë për gjithë qytetarët.