Kandidati i PDK-së për deputet, Bekim Haxhiu, ka prezantuar programin e Partisë Demokratike të Kosovës në fshatin Llukar të Prishtinës, përpara qytetarëve të Gollakut, raporton GazetaBlic.
Ai theksoi se qytetarët po i bashkohen gjithnjë e më shumë idesë që Kosova ka nevojë për një Kryeministër të ndershëm dhe me plane konkrete, si Bedri Hamza.
Haxhiu shprehu besimin se ky program do të sigurojë një të ardhme më të mirë për vendin.