Kandidatja e PDK-së për deputet, Valdete Idrizi, ka shprehur falënderimet e saj për përkrahjen e Dr. Rrustem Musës, një mjek i luftës dhe paqes, të cilin, Idrizi e përshkruan si një burim frymëzimi për të gjithë ata që dëshirojnë të kontribuojnë për të mirën e Kosovës, raporton GazetaBlic.
Idrizi theksoi se mbështetja e Dr. Musës e motivon për të punuar më shumë për një Kosovë më të mirë.
Ajo ftoi qytetarët të mbështesin PDK-në dhe kandidatët e saj në zgjedhjet e ardhshme, duke theksuar #mamirë dhe numrat 131, 1, 2, dhe 36 për Bedri Hamzën, Memli Krasniqin dhe Valdete Idrizin.