Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka theksuar se takimi i djeshëm në Gurrakoc dhe sot në qytetin e Istogut është vetëm fillimi i një shpërthimi që s’ka të ndalur, raporton GazetaBlic.
Ai deklaroi se Istogu është jo vetëm me LDK-në, por është vetë LDK-ja, duke i dërguar mesazhin që partia ka mbështetje të fuqishme në këtë qytet.
Abdixhiku u shpreh i sigurt se LDK do të vazhdojë të forcohet, duke falenderuar kryetarin dhe kandidatët për angazhimin e tyre. Ai e mbylli me një thirrje për të vazhduar me energji të lartë në Rugovë, duke theksuar: “124 jemi ne!”