Një 53-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “dhunë seksuale” dhe “emigracion i paligjshëm” është arrestuar në Laç të Shqipërisë.
Top Channel shkruan se për t’iu shmangur policisë, ky shtetas përdorte gjeneralitete të ndryshme: Kastriot Marku, alias Erjon Preng,a alias Ervis Murati, dhe alias Landi Lleshaj.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit në Firenze e ka dënuar me 7 vite e 4 muaj e 8 ditë burg.