Në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar katër raste të dhunës në familje. Rastet janë raportuar në Klinë, Pejë, Ferizaj dhe Mitrovicë të Veriut.
Në Klinë një person është arrestuar dhe dërguar në mbajtje nën dyshimin se e kishte sulmuar fizikisht babanë.
“Klinë / 18.01.2025 – 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se e kishte sulmuar fizikisht babanë e tij viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Në Ferizaj është arrestuar një person nën dyshimin se ka sulmuar bashkëshorten e tij. Ai është dërguar në mbajtje.
Në Mitrovicë të Veriut është arrestuar një person, i cili dyshohet se nën ndikim të alkoolit ka shkaktuar dhunë fizike e psikike ndaj gruas.
“Mitrovicë Veri / 18.01.2025-17:50.” Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar i cili dhe është përdorues i alkoolit është duke i shkaktuar dhunë fizike dhe psikike viktimës f/k. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. Rasti nën hetime”. vijon raporti.
Në Pejë një burrë dyshohet se pas një mosmarrëveshje ia demoloi shtëpinë të birit.
“Dyshohet se babai viktimës m/k, i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje i ka demoluar shtëpinë duke thyer edhe një TV dhe disa gota. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit, por pasi i është keqësuar gjendja shëndetësore i njëjti pas tretmanit mjekësor në Spitalin Rajonal është dërguar në QKUK në përkujdesje të policisë për trajtim të vazhdueshëm mjekësor.Rasti nën hetime”, vijon raporti.