Associated Press: Zgjedhjet e 9 shkurtit test për Albin Kurtin që fitoi me dallim të madh votash në vitin 2021
Bashkimi Evropian ka vendosur një mision vëzhgimi për zgjedhjet parlamentare në Kosovë që do të mbahen më 9 shkurt.
Associated Press, përmes një artikulli ka shkruar se këto zgjedhje do të jenë një test për kryeministrin Albin Kurti, pas një fitoreje me dallim të madh votash në vitin 2021.
Një ekip prej 100 vëzhguesish do të monitorojë zgjedhjet, duke theksuar “mbështetjen e vazhdueshme të BE-së për Kosovën në forcimin e mëtejshëm të qeverisjes së saj demokratike,” tha të shtunën Nathalie Loiseau, anëtarja franceze e Parlamentit Evropian që është emëruar si shefe e misionit.
Ajo tha se zgjedhjet do të “shfaqin pluralitetin e skenës politike të Kosovës.”
Në total, 27 subjekte politike do të garojnë për 120 vende në parlament. Rreth 100,000 votues të regjistruar jashtë vendit tashmë kanë filluar të votojnë me postë.