Kandidati për deputet nga PDK, Enver Hoxhaj, zhvilloi takime të rëndësishme me qytetarët e Podujevës dhe Rahovecit, duke marrë përkrahje të madhe nga komuniteti.
“Sonte Podujeva ishte e zjarrtë dhe në Obiliq takuam mbështetës entuziastë që na japin forcë e besim, ndërsa në Rahovec ndamë një bisedë frymëzuese me gratë. Në Malishevë, në odën e fshatit Lladrovc, diskutuam për vizionin tonë të përbashkët për një Kosovë më të mirë. Përkrahja juaj na motivon për të vazhduar!” u shpreh Hoxhaj, duke vlerësuar mbështetjen dhe energjinë e jashtëzakonshme të qytetarëve.
Ai theksoi se kjo përkrahje është shtysa kryesore për të vazhduar përpjekjet drejt përmbushjes së vizionit për një Kosovë më të zhvilluar e të fortë.