Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Visar Azemi i është përgjigur kryeministrit, Albin Kurti dhe kryediplomates, Donika Gërvalla, për figurën e ish-presidentit, Ibrahim Rugova.
Ai ka thënë se Kurti po tenton që të gllabërojë në terren duke përdorur emrin e presidentit Rugova.
Azemi pati një përgjigje edhe për deklaratën e Gërvallës që tha se “LDK-ja e Rugovës ka vdekur, të nderuar zonja dhe zotërinj, por shpirti i tij jeton në partinë Guxo.
“Shtëpia e Lidhjes Demokratike të Kosovës është e themeluar nga Presidenti Rugova, dhe kjo shtëpi dhe ky emër asociojnë me njeri tjetrin si dy gjera të pandashme. Tentativat që po i shohim nga kryeministri për të gllabëruar në terrene ose për të përdorur figura siç është presidenti Rugova, tu e ditë historinë, relacionet që i ka pas Kurti me presidentin Rugova. Donika Gërvalla nuk mundet me shku me i ndërru partitë edhe me thanë ”Presidenti vjen pas meje”, presidenti mbetet aty ku ka qenë, në LDK’’, ka thënë ai në Pressing T7.