Lajme

Mulaj: LDK është dhe do të mbetet kudo ku ka shqiptarë, sepse bashkimi dhe shpresa janë themelet tona

01/18/2025 21:24
nga:Sh R

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Besim Mulaj, sonte ishte pjesë e një takimi me qytetarë në Duvobë të Madhe.

Mulaj thotë se Lidhja Demokratike e Kosovës është dhe do të mbetet kudo ku ka shqiptarë, sepse bashkimi dhe shpresa janë themelet tona.

Postim i plotë:

Pas një tubimi të jashtëzakonshëm në Gurakoc të Istogut, sonte, me ftesë të mikpritësit tonë Shkumbin Prekaj, vizituam Dubovën e Madhe. Zemrat dhe mendjet tona u mbushën me dashamirësinë dhe përkrahjen e madhe që gjetëm aty.

Së bashku me kandidatët për deputetë nga Istogu dhe Peja, ndamë programin tonë zgjedhor dhe dëgjuam zërat e qytetarëve. LDK është dhe do të mbetet kudo ku ka shqiptarë, sepse bashkimi dhe shpresa janë themelet tona.

#MeBesim #PërNdryshim #LDK #79