Kandidati për deputet nga NISMA, Zafir Berisha me numër 14, sonte ka vizituar qytetin e Prizrenit, ku thotë se në lagjen ‘2 korriku’, kishte mobilizim për ti dhënë një JO të keqes qeverisëse me 9 shkurt, raporton GazetaBlic.
Ai përmes një postimi edhe i i është përgjigjur Kurtit, duke i thënë se Prizreni nuk është kryeqytet i ‘Pekmezit’ por kryeqytet shpirtëror i shqiptarëve.
Berisha thotë se angazhimi i tij si deputet do të jetë një angazhim i sinqert dhe i përkushtuar.
Postimi i plotë:
Prizreni është një qytet me një histori dhe trashëgimi të pasur kulturore, nuk është kryeqytet i “Pekmezit” siç mendon ai që është duke shkelur dhia,por kryeqytet shpirtëror i shqiptarëve!
Sot në Lagjen “2 korriku” të Prizrenit në mobilzim për t’i dhën JO të keqes qeverisëse me 9 shkurt.
Si deputet i Kuvendit të Kosovës, do të punojmë për ruajtjen e këtyre vlerave dhe promovimin e turizmit kulturor, duke rritur mundësitë për zhvillim ekonomik, punësim dhe mirëqenje sociale.
Angazhimi im si deputet do të jetë një angazhim i sinqertë dhe i përkushtuar.
Do të jem gjithmonë në shërbim të interesave të qytetarëve pa dallim dhe do të punoj për një Kosovë më të zhvilluar, më të sigurt ku do të ketë drejtësi dhe barazi për të gjithë.
Së bashku ja dalim!
#veçVEPRA137 #Zafa14
Zafa