Kandidati i PDK-së për deputet, Enver Hoxhaj, ka vazhduar takimet me qytetarët.
Ai mbrëmë është takuar edhe me banorët e disa fshatrave të Pejës.
Në profilin e tij në “Facebook”, Hoxhaj ka shkruar se banorët e Raushiqt dhe Leshanit e kanë dëshmuar se fitorja e PDK-së po vjen.
“Raushiqi dhe Leshani mbrëmë në Pejë dëshmuan se fitorja e PDK-së po vjen!”, ka shkruar Hoxhaj.