Një person në Mitrovicë, ka raportuar në polici se derisa ka qenë në vendin e tij të punës, dy persona të maskuar nën kërcënimin e armëve kanë grabitur një shumë parash.
Sipas raportit, të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur me veturën tyre me targa të huaja, shkruan GazetaBlic.
Policia njofton se rasti është nën hetime.
“Fsh. Shipkovc, Mitrovicë 17.01.2025 – 04:13. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se derisa ka qenë në vendin e tij të punës dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve i kanë grabitur një shumë parash dhe janë larguar në drejtim të panjohur me veturën tyre me targa të huaja. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.