Lajme

Enver Hoxhaj çon në këmbë Novosellën e Pejës: Entuziazëm i jashtëzakonshëm

01/18/2025 10:31
nga:N K

Mbrëmë në Novosellë të Pejës, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) vazhdoi fushatën e saj elektorale, ku ish-ministri i Jashtëm, dhe kandidati për deputet, Enver Hoxhaj, u mirëprit me entuziazëm të jashtëzakonshëm nga mbështetës të shumtë.

Në një tubim madhështor, Hoxhaj theksoi rolin historik të PDK-së në themelet e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

“PDK-ja është parti e themeluar në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Misioni i Xhavit Halitit, një bir i Novosellës, është i ngulitur në Deklaratën e Pavarësisë dhe në themelet e shtetit tonë,” tha Hoxhaj, përcjell GazetaBlic.

Duke diskutuar për ofertën politike të partisë, Hoxhaj tha se Bedri Hamza është zgjedhja e duhur për kryeministër. “Bedri Hamza është dhe do të jetë Kryeministër..” u shpreh ai.

Hoxhaj gjithashtu kritikoi disa deputetë të legjislaturës aktuale, duke theksuar nevojën për përfaqësues të rinj dhe të aftë. “Kemi listën më të mirë se çdo parti tjetër. Ka pasur deputetë që nuk i kemi dëgjuar asnjëherë. Ata nuk mund të përfaqësojnë qytetarët,” tha ai.