Është arrestuar një i mitur në Pejë, nën dyshimin se ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur, pa dëshirën e saj.
Sipas raportit të policisë, palët janë intervistuar me vendim të prokurorit i mituri është dërguar në mbajtje, raporton GazetaBlic.
“Pejë 13.01.2025 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirë me viktimën e mitur femër kosovare. Palët janë intervistuar, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.