Marko Ristic, agjenti i Dusan Vlahovic, ka mbërritur në Torino për t’u takuar me sulmuesin serb. Sipas raportimeve të “Corriere dello Sport”, qëllimi i këtij takimi është të kuptohet se çfarë do të ndryshojë me ardhjen e Kolo Muani te Juventusi.
Publikimi i një fotoje në rrjetet sociale nga agjenti, ku ai shihet me Vlahovic në një restorant të qytetit, tregon se nuk kishte asnjë përpjekje për ta mbajtur takimin sekret.
Juventusi ka mohuar zyrtarisht çdo takim mes drejtuesit Cristiano Giuntoli dhe përfaqësuesit të sulmuesit serb, të lindur në vitin 2000. “Gunners” kanë si zgjedhje të parë Benjamin Sesko të Salzburgut, por trajneri Arteta e konsideron Vlahovic një nga të preferuarit e tij.
Nuk përjashtohet mundësia që Arteta të bindë drejtuesit e klubit të bëjnë një përpjekje për ta transferuar sulmuesin serb në Londër. 24-vjeçari ka luajtur 23 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar 12 gola, prej të cilëve 7 në Serie A, 1 në Kupën e Italisë dhe 4 në Champions League.