Koalicioni i organizatave jo-qeveritare “Demokracia në Veprim” (DnV), sot do të mbajë konferencë për media.
Sipas njoftimit konferenca pritet të filloj nga ora 11:00, tek zyret e KDI-së, Rruga Bajram Kelmendi, Nr. 239, shkruan GazetaBlic.
Tutje thuhet se në konferencë do të paraqiten të dhënat lidhur me mbarëvajtjen e javës së parë të fushatës zgjedhore, mbulimin medial, gjuhen e urrejtjes dhe shpenzimet në rrjetet sociale.