Kandidati për deputet në radhët e PDK-së, Valon Grabovci, gjatë ditës së sotme ka mbajtur takim në Novosellë, Raushiq dhe Lugun e Leshanit në Pejë.
Grabovci, përmes një postimi në facebook është shprehur se qytetarët në këtë takim u pajtuam se Kosova mundet Ma Mirë me Bedri Hamzën kryeministër.
Ndërsa theksoi se fryma e fitores nuk i mungon as Pejës si në gjithë Kosovën.
“Sonte me nëndegët e Partisë Demokratike të Kosovës në Novosellë, Raushiq dhe Lugun e Leshanit në Pejë u pajtuam se Kosova mundet Ma Mirë me Bedri Hamzën kryeministër, fryma e fitores nuk i mungon as Pejës si në gjithë Kosovën!
Faleminderit nga zemra Novosellë, Raushiq e Lugu i Leshani!”, ka shkruar Grabovci.