Kandidati për kryeministër nga LVV, Albin Kurti, ka mbajtur tubim në Prizren, ku thotë se ky qytet është i Lëvizjes dhe i lidhjes gjithëkombëtare, raporton GazetaBlic.
Kurti thotë se në Prizren para 150 viteve delegatët kërkonin barazi mes popujsh dhe ne aty zotohemi për barazi mes nes e sovranitet cep më cep.
Ndër të tjera ai thotë se 118 është zgjedhja e vërtetë.
Postimi i plotë:
Prizreni i Lidhjes është Prizreni i Lëvizjes. I lidhjes gjithëkombëtare, i lëvizjes gjithëpopullore. Aty ku para gati 150 vjetëve delegatët kërkonin barazi mes popujsh e besatoheshin për atdhe, aty zotohemi për barazi mes nesh e sovranitet cep më cep.
118 është zgjidhja dhe zgjedhja e vërtetë. 9 shkurti është data në kalendar. 500 mijë zemra është synimi ynë. Fitorja është e jona dhe juaja, bashkë.