Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Ekrem Hyseni me numër 16, sot ka takuar banorët e Tërnavës ku kanë diskutuar për programin ‘Rruga e re’, raporton GazetaBlic.
Hyseni thotë se mbështetja e secilit prej tyre është porosia më e qartë se LDK dhe programi i saj po gëzon përkrahje të fuqishme kudo në Llap e Gollak.
Postimi i plotë:
Me banorët e Tërnavës diskutuam për programin “Rruga e re”.
Mbështetja e secilit prej tyre është porosia më e qartë se Lidhja jonë dhe programi i saj po gëzon përkrahje të fuqishme kudo në Llap e Gollak.
Në rrugëtimin tonë drejt ndryshimit jemi më të bashkuar se kurrë, ashtu siç do jemi edhe më 9 shkurt!
Në këtë frymë do ta bëjmë ndryshimin, do ta bëjmë zhvillimin!
#bëhundryshimi
#votoLDK124
#voto16