Lajme

Kërcënohet me jetë kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Besa Gaxheri!

01/17/2025 12:22
nga:Y I

Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Besa Gaxherri, është kërcënuar me jetë përmes rrjeteve sociale gjatë një debati televiziv.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Gaxherri e cila ka qenë deputete në legjislatura të kaluara.

Ajo ka treguar se mesazhet kërcënuese i janë dërguar gjatë transmetimit të emisionit, por nuk ka bërë të ditura detajet e tyre.

Pas përfundimit të debatit, ajo ka vërejtur kërcënimin publik dhe menjëherë e ka raportuar rastin në Policinë e Pejës.

Zëdhënësi i Policisë së Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar se rasti është paraqitur dhe hetimet janë duke vazhduar, por deri tani nuk ka asnjë të arrestuar, raporton gazetari Valdrin Daci në emisionin “Ora Shtatë”.