Koalicioni për Kosovën Fituese do të mbajë sot në Pejë hapjen e fushatës zgjedhore për rajonin e Pejës. Tubimi do të mbahet sot në “Arosa Palace” në fshatin Vitomiricë, duke filluar nga ora 17:00.
Koalicioni për Kosovën Fituese, i cili ka kandidat për kryeministër Ramush Haradinajn, përbëhet nga AAK, Nisma Socialdemokrate, Lista Konservatore, Forumi Intelektual E30 dhe Lista Ideal.
Rajoni i Pejës konsiderohet një ndër zonat me mbështetje të fortë për AAK-në dhe aleatët e saj, ndërsa aktivitetet e fushatës do të intensifikohen në të gjitha komunat e këtij rajoni deri në ditën e zgjedhjeve më 9 shkurt.