Juristja për të drejtat e mediave, Flutura Kusari paralajmëroi se sot pritet të shkarkohet kryetari i KPM-së, Jeton Mehmeti.
Në lidhje me këtë çështje ka reaguar edhe drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj.
Miftaraj tha se “anëtarët e KPM që janë me integritet duhet të shfrytëzojnë të gjitha rrugët ligjore për të parandaluar shkarkimin e kundërligjshëm të Kryetarit të KPM, përfshirë mos pjesëmarrjen në takim, duke mos lejuar kuorumin në pikën për shkarkim” thekson Miftaraj raporton “Gazeta Blic”.
Reagimi i plotë:
Anëtarët e KPM që janë me integritet duhet të shfrytëzojnë të gjitha rrugët ligjore për të parandaluar shkarkimin e kundërligjshëm të Kryetarit të KPM, përfshirë mos pjesëmarrjen në takim, duke mos lejuar kuorumin në pikën për shkarkim.
Është e pakuptimtë dhe ska logjikë juridike te inicohet shkarkimi i kryetarit që ka mandat vetem edhe pesë ditë.
Arbirtrariteti duhet të parandalohet duke respektuar proceduren dhe mjetet qe lejon ligji ne fuqi.
Kusari: Alarmuese, sot pritet të shkarkohet kundërligjshëm kryetari i KPM-së