Lajme

Hamza: Do të realizojmë ndërtimin e linjës hekurudhore me Shqipërinë dhe elektrifikimin e hekurudhave!

01/17/2025 11:40
nga:Y I

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka prezantuar edhe projektet infrastrukturore.

Hamza ka deklaruar se do të përfundojnë projektet ekzistuese të autostradave brenda vitit të parë të qeverisjes.

Hamza ka premtuar lidhjen e autostradave përmes segmentit Qafë Duhël – Shtime – Banullë të Lipjanit, ndërtimin e Unazës së Prishtinës.

Hamza ka thënë se do të bëhet edhe ndërtimi i linjës hekurudhore me Shqipërinë dhe elektrifikimin e hekurudhave në krejt Kosovën, linjë hekurudhore Prishtinë–Fushë Kosovë-Aeroport i Prishtinës dhe ndërtim të digave e kanaleve të ujitjes gjithandej Kosovës.

“Modernizimi i infrastrukturës për një ekonomi më të zhvilluar. #PDK131 #MaMirë rritje, lëvizje, lidhje. Ky është zotimi im i tretë! ⬇”, ka shkruar Hamza.

KLIKO LINKUN